Të gatshëm për t’iu përgjigjur e për të udhëhequr

Ambasada Amerikane në Kosovë ka postua një video, derisa ka shkruar se trupat amerikane dhe ato të Kosovës, kanë marrë pjesë krah për krah në përgjigje të menjëhershme gjatë DEFENDER 25.

Ambasada ka shkruar në Facebook se së bashku po rrisin sigurinë.

“Nga Pensylvania në Prishtinë – Trupat amerikane dhe kosovare duke ushtruar pranë njëra-tjetrës në përgjigjen e shpejtë gjatë Defender 25. Së bashku, ne mund krijojmë mbrojtje dhe siguri, gati për të vepruar, gati për të udhëhequr”, thuhet në postim.


Kosova ishte një nga nikoqirët e “Defender 25”, që është ushtrimi më i madh i ushtrisë amerikane dhe aleatëve të saj.

Defender 25 filloi me 26 maj dhe vazhdoi deri me 9 qershor. Afërsisht 180 personel nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane të Pensilvanisë u vendosen në Kosovë për të marrë pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ushtrimet u bënë në rajonin e Gjakovës, në Babaj të Bokës. Ky ushtrim u vlerësuar si historik për ushtrinë e Kosovës.