Limaj: Nuk i ka askush votat e Nismës pa marrëveshje politike

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se askush nuk i ka votat e partisë që drejton, pa një marrëveshje politike.

“Jo, nuk i ka askush votat e Nismës, përveç një marrëveshje politike. Përmes marrëveshjes politike ndërtohen edhe numrat edhe shumica parlamentare. Pa marrëveshje politike nuk mund të ketë ndonjë zgjidhje. Besoj se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje politike”, tha ai.

Limaj tha se nuk kanë pasur dërgim zyrtar të planit 15 pikësh nga LDK-ja, e po pret t’ia prezantojë zyrtarisht kryetari i kësaj partie që e propozoi atë.

The post Limaj: Nuk i ka askush votat e Nismës pa marrëveshje politike appeared first on Kosovapost.net.