Anulohet protesta e paralajmëruar për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu

Të dielën e 15 qershorit ishte paralajmëruar një protestë nga fshati Muçivërc, për të kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu.

Por siç kanë njoftuar organizatorët, protesta është anuluar pasi nuk kanë marrë leje nga policia, transmeton Klankosova.tv.

Arbnor Spahiu u arrestua nga autoritetet serbe dhe u dërgua në paraburgim për një muaj nën akuzën se ka qenë pjesë e njësitit policor gjatë sulmit në Banjskë.

The post Anulohet protesta e paralajmëruar për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu appeared first on Kosovapost.net.