Milani synon Guela Doue të Strasburgut, vëllain e yllit të PSG-së

Sulmuesi anësor, Kreshnik Bahtiri nuk do jetë pjesë e Prishtinës së Re.

Bahtiri i cili ishte pjesë e pandashme e formacionit titullar në sezonin 2023/24, nuk ka vazhduar kontratën me ekipin nga Hajvalia dhe do të jetë futbollist i lirë, mëson GazetaBlic Sport.

Bahtiri ndihmoi Prishtinën e Re ta fitojë titullin në Ligën e Parë dhe t’ia sigurojë promovimin në Superligë për herë të parë në histori, megjithatë palët nuk janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje.

Këtë sezon ai kishte 5 gola dhe 8 asistime, teksa arriti objektivin e tij për ta inkuadruar klubin në Superligë, sepse para sezonit kishte oferta nga klube tjera.

32 vjeçari ka eksperiencë në futbollin vendor, teksa më herët ishte pjesë e Kukësit, Malishevës, Arbërisë, Ulpianës e Malishevës.

/GazetaBlic Sport

The post E kryer: Kreshnik Bahtiri largohet nga Prishtina e Re appeared first on GazetaBlic.