Rasti Banjska, Dushi: Gjatë tërheqjes se rreshterit jemi sulmua me granata

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për rastin “Banjska”. Ne seancën e sotme para trupit  gjykues do të dëshmojnë dy dëshmitarë, zyrtarët policorë Fahri Shala dhe Sedat Dushi.

“Kur e kemi tërheq rreshterin (Afrim Bunjaku) kanë shfrytëzo situatën dhe kanë gjuajt me granatë dore. E kam të dëmtuar timpanin e veshit në anën e djathtë…Me datën 23 kemi qenë në ndërrimin e natës, unë për  një kohë të gjatë kam qenë zëvendës i rreshterit. Kemi patrullua bashkë. Pasi rreshteri kishte disa detyra administrative jemi kthye në stacion policor ne Z veçan, kemi ë pauze dhe nga aty kam fillua patrullimin me kolegun Elez Peci. Prapë jemi kthye në stacion dhe përmes dhomës komanduese kemi marrë informatë se një njësi e ka vërejtur se ura është bllokuar prej dy kamionëve. Rreshteri na ka caktu unë me Elez Peci dhe Sedat Dushi të shkojmë. Rreshter Afrimi ka qenë në automjet me Elez Pecin kurse unë me Sedat Dushi”, dëshmon Dushi.

Ai shtoi se një dallim që e kenë vërejtur në fshat ishte se shtëpitë nuk kanë pasur drita të ndezura ndërsa ka pasur shtyllë që i ka pasur dy drita.

“Kemi dëgjua një shpërthim, detonim shumë i madh, pa u ndërpre zhurma e detonimit kanë fillu të shtëna të na sulmojnë në drejtimin ton, dhe nga aty unë kam filluar t’ju kundërvihem me armën time zyrtare”, ka dëshmuar polici Fahri Shala.

“Nuk i shihja koleget ju thosha a jeni mire se nuk e vërejtsha çka ka ndodhe… Nuk me është përgjigje askush. Kam shkua te kamioni mbrapa e kom vërejt një metër e gjysme ka qene një koleg i shtritë ishte i krysur nuk mujsha me identifikua e kom thirre ‘koleg koleg’ po nuk është përgjigje. Kom shkua e kom kap me e pa a ka puls nga gjuajtjet e krismat nuk kam mujt me kuptua”, ka vazhduar dëshmitari.

The post Rasti Banjska, Dushi: Gjatë tërheqjes se rreshterit jemi sulmua me granata appeared first on Kosovapost.net.