Osmani takohet me Perandorin e Japonisë: Marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy shteteve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

Presidentja e vendit, Osmani Osmani është pritur në një takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë.

“Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani.

Tutje presidentja ka thënë se “Populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë përgjatë viteve”.

The post Osmani takohet me Perandorin e Japonisë: Marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy shteteve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta appeared first on Kosovapost.net.