Rep-artisti i njohur Getinjo sot mbush 34 vite jete, e për këtë nuk kishte si të mungonte urimi nga vëllai i tij.
Mozzik përmes një foto të përbashkët ka uruar në fjalët më të bukura vëllain.
“Mu m’ka beku Zoti me qenë vllau yt i vogël, e ty me të pas vlla të madh. 500 milion shira i kemi kalu bashkë, kurrë pa u lagë. Unë nuk të lavdëroj nëpër Facebook-a e Instagrama, unë të lavdëroj te Zoti, që e falënderoj çdo ditë që ekziston ti. Najher ti m’thirr edhe “bir”, po jo n’sy e n’vesh t’prindërve, po nga koha e madhe e përbashkët që e shpenzojmë. Urime datëlindja, Kamërrloshi jem, 34 vjeç! Paç shëndet e të mira gjithmonë, se i meriton të gjitha” ishin disa nga fjalët e Mozzik-ut.
Kujtojmë se vëllezërit Aliu realizuan shumë bashkëpunime në skenën e muzikës që sot janë padyshim hite.