Harry Styles shfaqet plot stil në rrugët e Londrës

Harry Styles, këngëtari 31-vjeçar dhe ikona e stilit, u pa duke shëtitur me qetësi në lagjen e njohur të Hampstead në Londër, pasditen e së mërkurës. I pajisur me kufje dhe i zhytur në botën e muzikës, Harry nuk kaloi pa u vënë re nga kalimtarët.

Artisti britanik kishte veshur një pallto të zezë trench, të cilën e kishte kombinuar me një bluzë gri gur me kopsa në pjesën e sipërme dhe një fanellë të bardhë poshtë saj.

Ai e kishte plotësuar pamjen me një palë pantallona gri, të cilat i kishte palosur në fund për të zbuluar çorapet e bardha dhe mokasinet elegante të zeza të Yves Saint Laurent.

Por, s’mund të flasim për Harry-n pa përmendur një nga aksesorët e tij më të famshëm – kapelën gri me mbishkrimin “Techno is my boyfriend”.

Këtë kapelë ai e kishte vënë edhe muajin e kaluar, kur u kap nga fansat në Romë, i pranishëm në turmën që ndoqi fjalimin e parë publik të Papës së ri, Leo XIV.

Artisti i hitit “Golden” e kishte finalizuar look-un e tij me një palë syze si aksesor. Sigurisht nuk mund të mos viheshin re kufjet të cilat i kishte me kabllo dhe kanë fituar një popullaritet dhe një ringjallje tek të famshmit.