Llapi ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes me mesfushorin Blend Baftiu, duke i dhënë fund bashkëpunimit edhe pse kontrata ishte e vlefshme edhe për sezonin 2025/2026.
Baftiu, i cili u bashkua me skuadrën në fillim të sezonit 2023/2024, pati një rol të rëndësishëm me 41 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Gjatë kësaj kohe, ai shënoi 5 gola dhe ofroi 4 asistime, duke ndihmuar ekipin në garat vendase dhe evropiane.
Në një shpallje zyrtare Llapi shprehu mirënjohje për angazhimin dhe profesionizmin e Baftiut: “KF Llapi e falënderon Blendin për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese të shumta në karrierë”.
Baftiu duket se do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kosovar, ndërsa ka zëra se mund t’i bashkohet Prishtinës.
The post Zyrtare: Blend Baftiu largohet nga Llapi appeared first on GazetaBlic.