Mevlan Adili edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës.
Pasi u shpall kampion me Shkëndijën, Mevlan Adili dhe Shkëndija kanë rënë dakord për të shkëputur bashkëpunimin.
Siç merr vesh ‘GazetaBlic Sport’, një nga skuadrat e shumta të intersuara për shërbimet e Mevlan Adilit është FC Drita.
Vitin e kaluar, Drita dhe Adili kishin marrëveshje, por lojtari ishte nën kontratë me klubin tetovar, teksa tani rihapet pista për një transferim të tij në Kosovë.
Super mbrojtësi ka përvojë të madhe në futbollin rajonal, andaj ka edhe oferta të shumta, mes tyre edhe nga Drita.
/GazetaBlic Sport
The post Mevlan Adili largohet nga Shkëndija, kampioni i Kosovës interesohet për të appeared first on GazetaBlic.