Është publikuar një video e cila tregon gjithë dinamikën e ngjarjes së datës 18 nëntor të vitit të kaluar, kur u vra Martin Cani.
Pamjet i ka publikuar gazetari Eraldo Harlicaj.
Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë, ndërsa viktima Martin Cani shihet duke mbajtur dorën tek zemra.
“Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë”, thotë Harlicaj në postim.