Në muajt e fundit, emri i Sara Hoxhës ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, ku zërat për një lidhje të mundshme kanë qenë të shumtë.
Megjithatë, Sara ka zgjedhur një qëndrim të qetë dhe të matur duke mos iu përgjigjur asnjëherë drejtpërdrejt këtyre aludimeve. Ajo ka preferuar të fokusojë vëmendjen tek vetja dhe të shijojë pushimet e saj larg vëmendjes së medias dhe rrëmujës së përditshme, shkruan “Kosovarja”.
Ky veprim i saj i heshtur dhe larg nga zhurma, duket si një përgjigje e qartë ndaj të gjitha zërave që qarkullojnë në rrjet.
Ndërsa Sara ka zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacion ideal për të kaluar disa ditë relaksi dhe qetësie.