Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar për përurimin e Stacionit të ri Policor në Izvor të Zveçanit.
Sveçla ka thënë se në zonën kufitare me Serbinë, në këtë stacion do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, shkruan Reporteri.net.
“Në zonën kufitare me Serbinë, në këtë Stacion Policor, do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila tashmë me të gjitha kapacitetet do të mbrojë kufirin e parandalojë aktivitetet ilegale që cënojnë sigurinë e Republikës sonë. Do të vazhdojmë mbështetjen e parezervë për Policinë e Kosovës, si garanca e Kosovës së sigurt, me sovranitet e integritet të plotë territorial”, ka shkruar Sveçla./Reporteri.net