Polici tregon momentet kr*itike të sulmit te*rrorist në Banjskë dhe lu*ftën për mbijetesë

Polici tregon momentet kritike të sulmit terrorist në Banjskë dhe luftën për mbijetesë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë dëshminë e tij si dëshmitarë i Prokurorisë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 e ka dhënë edhe zyrtari policor i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejt, Çlirim Shaqiri.

Ai në gjykatore tregoi për natën kritike kur ndodhi sulmi terrorist, breshërimat e gjuajtjeve të armëve të rënda, shpërthimet prej të cilave humbi jetën rreshteri, Afrim Bunjaku dhe u lënduan pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Fillimisht pjesëtari policor iu përgjigj pyetjeve në prokurorit të specializuar, Naim Abazi. Shaqiri tha se nga sulmi terrorist në Banjskë mori lëndime të rënda trupore, për çka ende vazhdon të marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë në pushim mjekësor.

Pjesëtari policor Çlirim Shaqiri tha se paraditja e 23 shtatorit 2023 ka qenë e qetë, për dallim nga mbrëmja, ku rreth orës 21:00, pasi e kishin marrë detyrën në ora 20:00 kishin pranuar informata për një veturë me targa KM në afërsi të rrugës në Bansjkë. Më pas tha se bashkë me kolegët e tij kishin dal për të patrulluar në vendngjarje.

Shaqiri para gjykatores tregoi se derisa po ktheheshin nga Izvori për në Vllahi, ku edhe ndodhet baza e njësitet të për ndërhyrje të shpejt së bashku me kolegët e tij Mirsad Kryeziu dhe Alban Rashitin në urën tek Banjska kanë parë dy kamiona të peshës së rëndë të cilët e kishin bllokuar rrugën. Ai tha se për të dhënë informatën për këtë bllokadë iu deshtë të largoheshin nga ai lokacion ku ndodheshin pasi radio-lidhja nuk funksiononte dhe më pas u larguan dhe njoftuan dhomën komanduese për atë çfarë kishin parë. E nga dhoma komanduese ishin urdhëruar të kthehen në vendngjarje dhe të marrin disa fotografi.

Pasi ishin kthyer në tek ura në Banjskë ku ndodheshin edhe dy kamionët, Shaqiri tha se u asistuan edhe nga dy patrulla nga stacioni policor i Zveçanit, dhe më pas vetë Çlirim Shaqiri kishte kontaktuar me nënkolonelin, Veton Elshanin, i cili kishte kërkuar të di se sa zyrtarë policor janë dhe kishte kërkuar që barrikada të largohet.

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, pjesëtari policor, Çlirim Shaqiri tregoi se pasi kolegët policor kishin nis kontrollin e barrikadës mbi urë, kanë ndodhur dy shpërthime të një pas njëshme të shoqëruar edhe me gjuajtje.

“Rreth orës 03:00 në lokacion kanë ardhur dy patrulla nga stacioni policor i Zveçanit në krye me rreshterin e ndjerë, Afrim Bunjakun në ato momente kemi bërë një komunikim mes kolegësh ku kemi ndarë pozicionet detyrat dhe gjatë konsultimit me zyrtarin policor, Alban Rashiti më është thënë të qëndroj tek vetura derisa kanë vazhduar zyrtarët tjerë për kontrollim rreth kamionëve. Rreshteri e zyrtarët që ka ardhur në lokacion derisa unë kam qenë tek vetura kanë kaluar kah ana e majtë dhe kanë vazhduar për kontrollim të barrikadës mbi urë. Nuk kam pas mundësi as me i përshëndet për shkak të gjendjen dhe në ato momente më ka kontaktuar kolonel Veton Elshani në telefon ku i kom treguar se ka ardhur patrulla dhe gjatë bisedës me të kanë ndodhur dy shpërthime të një pas njëshme kam arritur me i thënë në telefon që ka gjuajtje për shkak se pas shpërthimeve çështje sekondi kanë filluar edhe gjuajtjet dhe kam marrë mbrojtje afër motorit të veturës, derisa kolegët e mijë kanë qenë afër kamionëve në pjesën ku ka ndodhur shpërthimi”, tha ai.

Ai tha se para se të ndodh sulmi nuk ka arritur të identifikojnë diçka të dyshimtë pasi ndriçimi mbi urë ishte shumë i madh, ndërsa fshati Bansjkë ka qenë në errësirë. Shaqiri tha se teksa tentoi që me veturë të afrohej për tek trupi i rreshterit, Afrim Bunjakut vetura policore u sulmua nuk arrit ta dërgoi veturën afër trupit të Bunjakut pasi vetura ishte dëmtuar rëndë dhe nuk ndizej përkundër përpjekjeve të tij.

I pyetur nga prokurori special se a ka arritur t’i identifikojnë se nga cili drejtim vinin atë natë të shtënat, për llojin e pajisjeve dhe armëve, pjesëtari policor i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejt tha se për shkak të errësirës nuk kanë arritur të identifikojnë pajisjet, por që thekson se të dhënat pas momentit të shpërthimit nuk janë ndal asnjëherë. Ai thotë se armatimi i përdorur ka qenë i llojit të rëndë.

“ Kam arritur të shkoj afër kolegëve nëpër breshëri plumbash dhe aty kam marr vesh që përveç rreshterit të ndjerit është plagosur edhe kolegu Alban Rashiti….24’13Të shtënat që nga momenti i shpërthimit nuk janë ndalur asnjë moment, dhe ka qenë armatim i rëndë që është përdorur kundrejt nesh, por për shkak të errësirës që ka qenë në drejtim të fshatit nuk kemi mundur t’i identifikojmë pajisjet por ka qenë armatim jashtëzakonisht i rëndë. Sulmi ka ardhur nga drejtimi i Manastirit në Banjskë dhe përreth, gjatë qëndrimit afër zyrtarëve aty tek kamionët ku kemi marr nga një kamionë i parkua rnë rrugën që të shpie në Izvor zyrtari policor Mirsad Kryeziu është afruar afër nesh dhe është munduar të bëjë lëvizje për tu afruar tek veturat që kemi pas në lokacion gjersa ai ka bërë lëvizje unë me Alban Rashitin dhe kolegët tjerë e kemi mbuluar me zjarr kolegu Mirsadi ka vazhduar afër veturave për të bërë përpjekje për t’i dhënë ndihmë rreshterit”, tha ai.

Pjesëtari i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë i cili edhe vetë ishte lënduar natën e sulmit terrorist në Banjskë, tregoi se përkundër sulmeve të pandërprera kishin arritur që trupin e rreshterit, Afrim Bunjaku ta fusin në veturë dhe aty kishte vërejtur se nuk kishte puls.

“Kam dal nga pjesa e kolegëve dhe jam munduar me shtyer trupin për ta futur në veturë në karriget e pasme, por e kam vërejtur se nuk po mundemi me futur në veturë dhe jam sjell rreth veturë dhe kam filluar me tërheq trupin e rreshteri ku kemi arritur me fut në veturë në ato momente kom kontrolluar për puls edhe pse sulmi asnjëherë nuk është ndal nuk kam mundur të vërejtur puls por për shkak të sulmit nuk kam mundur t’i jap ndihmë tjetër”, tha ai.

Pjesëtari policor gjatë dhënies së dëshmisë së tij tha se asnjëherë nuk kishte dëgjuar për ndonjë sulm sikurse ai në Banjskë.

“Si zyrtarë policor por edhe gjatë jetës nuk kam dëgjuar dhe as përballur asnjëherë me ndonjë sulm të tillë për shkak se sulmi ka qenë ekstrmisht i lartë është përdorur armatim i rëndë“, theksoi Shaqiri.

Përveç prokurorit të specializuar pyetje për zyrtarin policor, Çlirim Shaqiri parashtroi edhe avokatja e tij, Besiana Ismajli, e avokati i Alban Rashtit, Naim Rudari, si dhe dy nga avokatët e të akuzuarve.

Mbrojtësi i Vladimir Toliq, avokati Millosh Deleviq e pyeti Shaqirin se kur kishte marrë lëndimet, kurse, mbrojtësja e Dushan Maksimoviq, avokatja Jovana Filipoviq pyeti se a kishin arritur t’i identifikonin personat që po shtinin në drejtim të tyre.

E kryetari i trupit gjykues, Afrim Hoti kërkoi të di nga zyrtari policor nëse në ditën kritike të sulmi terrorist në Bansjkë, kanë pas ndonjë indikacion se do të ndodh ai sulm, dhe nëse ishte i befasishëm si sulm.

E Çlirim Shaqiri tha se ata u zunë në prit të organizuar dhe menduar mirë.

“Informata ose indikacione që ka mundur të ndodh ndonjë sulm i tillë nuk kemi pas…Hoti: a mund të konstato se sulmi ka qenë i papritur nuk keni pas indikacion se do të ndodh..Shaqiri: Po…hoti:A jeni zënë në befasi….Shaqiri: ka qenë prit e organizuar dhe e menduar mirë“, theksoi Shaqiri.

Në seancën gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në shtator të vitit 2023 , të hënën dëshmi ka dhënë edhe zyrtari policor në Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë, Alban Rashiti.

The post Polici tregon momentet kr*itike të sulmit te*rrorist në Banjskë dhe lu*ftën për mbijetesë appeared first on Kosovapost.net.