Kombëtarja e Kosovës përmes një njoftimi të shkurtër, ka bërë me dije se ‘Dardanëve’ do t’i mungojnë dy futbollistë në ndeshjen miqësore ndaj Komoreve.
Kosova do të luajë ndaj Komoreve sot (e hënë) me fillim nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kjo do të jetë miqësorja e dytë e Kosovës në këtë muaj, pas asaj ndaj Armenisë të cilën e fituan me rezultat 5-2.
Dy lojtarët që tashmë është konfirmuar se do të mungojnë janë Kreshnik Hajrizi dhe Ilir Krasniqi, për shkak të disa lëndimeve të vogla që kanë pësuar.
Njoftimi i plotë i Kosovës:
Kreshnik Hajrizi dhe Ilir Krasniqi do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Komoreve, për shkak të lëndimeve të vogla.
Stafi teknik në konsultim me stafin mjekësor ka vendosur që dy futbollistët të mos aktivizohen në ndeshjen e sotme, për të mos rrezikuar ndonjë lëndim më serioz.
Kosova do të përballet me Komoret nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pavarësisht këtyre mungesave, Dardanët janë të vendosur për një tjetër paraqitje dinjitoze dhe për fitoren e radhës para tifozëve të tyre.
The post Kosova konfirmon dy mungesa për ndeshjen ndaj Komoreve appeared first on GazetaBlic.