Policia e Kosovës ka arrestuar sot një të dyshuar për falsifikim të dokumenteve, ndaj të cilit kishte urdhërarrest aktiv për këtë vepër.
Në njoftim thuhet se i dyshuari para policisë ishte prezantuar me një identitet tjetër por se më pas është kuptuar se letërnjoftimi me të cilin është prezantuar i dyshuari dyshohet si i falsifikuar, shkruan Reporteri.net.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policor kanë gjetur edhe një patentë shofer të falsifikuar.
“Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori I cili ka udhezuar qe ndaj të dyshuarit te inicohet rast për vepren penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KRPK-së. Policia e Kosoves intensivisht eshte duke vazhduar hetimet per grumbullimin e provave rreth dyshimeve edhe per kryerjen e vepres penale “Vjedhje identiteti dhe kredencialeve” nga neni 277H i ligjit 08/L-188. Lidhur me rastin nga i dyshuari janë konfiskuar dokumentet që dyshohet se janë të falsifikuara dhe pas intervistimit nga hetuesit e NJRHKEK – Mitrovicë Veri me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net