Haxhiu: Qeveria e Unitetit, tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka quajtur tendencë për minimizim dhe shkelje të vullnetit të popullit propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për Qeveri të Unitetit.

Haxhiu, ka theksuar se një propozim i tillë nuk e ka mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sa i përket propozimit që vjen nga partia e tretë që ka dalë në zgjedhje do të thotë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ne kërkojmë unitet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pra është e rëndësishme që të kemi unitet. Qytetarët e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri Kurti është lideri më i votuar ndonjëherë në Kosovë dhe Lëvizja Vetëvendosje sot është subjekti i parë me më së shumti vota në Kuvend prandaj propozimet e tilla janë tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit, për të shkelur atë dhe natyrisht nuk e kanë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu pas dështimit seancës për konstituimin e Kuvend.

The post Haxhiu: Qeveria e Unitetit, tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit appeared first on Kosovapost.net.