“Kishte plagë në qafë e trup”, çka dëshmoi polici i plagosur Alban Rashiti për rastin “Banjska”?

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca e radhës për rastin “Banjska”.

Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani ka sjell detajet më të reja se çfarë dëshmoi zyrtari policor, Alban Rashiti i cili mbeti i plagosur nga sulmi i 24 shatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Salla 27 në Pallatin e Drejtësisë është bërë qendra e vëmendjes sot, pasi këtu po jepen rrëfimet më ekskluzive të atyre që e përjetuan sulmin terrorist të 24 shtatorit të ndodhur në Banjskë të Zveçanit. Pak më parë dëshminë e tij për herë të parë në gjykatë e dha Alban Rashiti, zyrtari policor i cili u plagos dy herë nga serbët në sulmin e ndodhur në Zveçan”.

“Alban Rashiti përfundoi dëshminë e tij duke dhënë detajet nga më të rëndësishmet që i duhen një procesi gjyqësor për të ardhur deri te epilogu i këtij procesi.”

Përveç Albam Rashitit do të dëshmojë edhe zyrtari policor që ishte pranë tij kur ndodhi sulmi.

Sipas gazetares, Rashiti tregoi momentin kur serbët sulmuan atë dhe shokët që shkuan për të parë se çfarë kishte ndodhur me dy kamionët që ishin barrikaduar  në Banjskë të Zveçanit.

“I njëjti tregoi që në Banjskë kishte rënë qetësia dhe ishte komplet terr. Ata kishin shkuar për të parë se çfarë po ndodhte me barrikadat dhe ishin sulmuar. Ai kishte qenë i plagosur dy herë, në anën e majtë në dorë dhe në këmbë. Ai përshkori edhe momentin kur Afrim Bunjaku, heroi më i ri i Kosovës ndërroi jetë, pasi sipas tij ai u sulmua dhe u plagos rëndë. Alban Rashiti shpjegon se kur e ka parë Afrim Bunjakun nga ana e majtë, ai ka qenë i shtrirë në tokë me plagë në qafë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, i gjakosur i tëri. Ai, bashkë me pjesëtarë të tjerë të policisë ishin munduar ta largonin heroin e Kosovës nga vendi ku ishin të shtënat”, u shpreh gazetarja.

The post “Kishte plagë në qafë e trup”, çka dëshmoi polici i plagosur Alban Rashiti për rastin “Banjska”? appeared first on Kosovapost.net.