Qeveria e unitetit mund ta nxjerrë Kosovën nga ngërçi, LDK-ja s’insiston që ta udhëheq

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas dështimit të seancës, ka folur për propozimin e kësaj partie për qeveri të unitetit, derisa theksoi se do të publikohen edhe 15 pikat me të cilat duhet të merret kjo qeveri deri te zgjedhja e Presidentit, shkruan Reporteri.net.

Ai tha ani pse LDK-ja ka dalë parti e tretë në zgjedhjet parlamentare, Mustafa tha se zgjedhjet janë diçka e fundit që do duhej të ndodhte.

“Deri tash LDK ka ofruar një propozim për qeveri të unitetit. Gjatë kësaj jave do të publikojmë edhe 15 tema kyçe me të cilat do të merrej kjo qeveri e unitetit. Refuzimi i idesë është institim në vazhdimin e kësaj bllokade. Kjo bllokadë do e çonte vendin në zgjedhje të parakohshme të reja. E zgjedhjet janë gjëja e fundit që i duhen Kosovës. I takon VV-së të ofronte zgjidhje politike për të nxjerr vendin nga kriza që gjendemi. Pavarësisht kësaj, LDK edhe pse e tretë kemi ofruar zgjidhje, që besojmë është më e mira në këto rrethana. Një qeveri e unitetit ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë parlamentare, me një agjendë të caktuar e afat të caktuar”, tha Mustafa para gazetarëve.


Ai tha se VV-ja menjëher ka refuzuar këtë qeveri të unitetit, por tha se LDK-ja nuk insiston në udhëheqjen e saj.

“LDK ka ofruar një zgjidhje, është fatkeqësi që VV e ka refuzuar menjëherë këtë ide. Do të tentojmë që të bindim spektrin politik por edhe qytetarët që kjo është e vetmja zgjidhje. LDK në këtë rrethana të shkaktuar nga VV-ja, është e vetmja ide që Kosova mund të ketë për të dalë nga ky ngërç, një qeveri e unitetit me agjendë të caktuar, me 15 pika që do të propozohen”, tha Mustafa para gazetarëve.

“LDK në qeverinë e unitetit, nuk insiston që ta udhëheq. Por natyra e saj na obligon që ta gjejmë një figurë që na bashkon gjithë spektrin politik. S’po insistojmë që LDK-ja ta udhëheq. Edhe VV-ja do duhej ta pranonte qeverinë e unitetit, e pastaj të flasim për emrat e përveçëm”.

I pyetur nëse Kurti do të jetë sërish si Kryeministër, ai tha se do duhej gjetur një emër që përfaqëson këtë qeveri të unitetit.

“Kurti në këto katër vite fatkeqsisht ka udhëhequr ka nxitur ndarje të spektrit politik por edhe të diskursit politik, kështu që do duhej ta gjenim një emër që përfaqëson këtë qeveri të unitetit”, tha ai.

/Reporteri.net/






Dështon edhe tentativa e 29 për konstituimin e Kuvendit, s’kalon sërish Komisioni për votim të fshehtë

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:26

Ka dështuar edhe tentativa e 29 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Derisa në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë, 53 deputetë prej tyre votuan pro votimit të fshehtë.

Kundër s’pati asnjë votë, e as një abstenim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari bëri të ditur se seanca e radhës më 11 qershor në ora 11:00.

/Reporteri.net/






Koci tenton ta ndalojë Daut Haradinajn të flasë para mediave: Votuesit e VV-së s’kanë të drejtë të më drejtohen mua

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:16

Avokati Arianit Koci para nisjes së vazdhimit të 29 të seancës për konstituimin e Kuvendit nuk po i lejon deputetë që të deklarohen para mediave.

Koci u përball edhe me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.

“Mos u deklaro. Hin kryej puntë.”, i tha Koci Haradinajt.

“Votuesit e VV-së s’kanë të drejtë me mu drejtu mua.”, tha Haradinaj.

“Jo, jo s’jam votues I VV-së.”

“Hiq mos u deklaro. Vazhdo ti hin brenda. Krejt i kam nalë.”, tha Koci.

“Faleminderit shumë. Shumë djalë i mirë je ti.”,  tha Haradinaj.

 






Haziri: Ardhja jonë është respektim i institucionit, ani pse s’ka marrëveshje politike

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:13

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se me ardhjen e tyre po respektojnë institucionin, përkundër që nuk ka marrëveshje politike, shkruan Reporteri.net.

Ai shtoi se “Abdixhiku e ka zgjeru propozimin e tij për një qeveri të përbashkët kalimtare. Duhet të ndërtohet një ekip i përbashkët. LDk mendon që janë disa çështje që duhet të trajtohen me urgjencë”.

Në atë se a ka pasur përpjekje nga Kurti për takim me LDK-në, Haziri tha se diçka e tillë është legjitime, por që takimet sipas tij duhet të zbardhen e të mos mbahen fshehtë.

“Është legjitime zhvillimi i takimeve. Duhet t’i zbardh takimet, mos t’i mbaj fshehtë. Ajo që besoj është që duhet me i bind deputetët për qëllim politik, e jo për përdorim. Me bë lëvizje për një përdorim”, tha ai.

/Reporteri.net/






Koci shpërthen edhe ndaj Izmakut: “Ec hin mrena e mos fol këtu”

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:06

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku me t’u pozicionuar për tu deklaruar para gazetarëve, ka ndërhyrë avokati Arianit Koci, i cili po vazhdon protestën e tij për mos-konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Koci i tha Izmakut se duhet t’i vinte “marre” që po do të deklarohet, përderisa deri tani s’kanë zgjidhur asgjë.

Madje në një moment i thotë të futet brenda e të mos flas.

“Zonja deputete qysh spo te vjen marre bre. S’po merrni vesh 30 herë e po flet këtu. Hec hin mrena edhe mos fol këtu”, ishin fjalët e avokatit Koci.

/Reporteri.net/






Koci proteston sërish para Kuvendit: Të mërkurën bëhet hera e 30, s’di pse po ju jepni hapësirë me fol deputetëve

Reporteri

09 Qershor 2025 | 10:54

Avokati Arianit Koci ashtu siç kishte paralajmëruar, po vazhdon protestën e tij para dyerve të Kuvendit për mos-konstituimin e tij, shkruan Reporteri.net.

Ai madje ka kërkuar nga gazetarët të mos i japin hapësirë deputetëve të deklarohen para tyre.

Aty Koci foli edhe për ndalimin e ish-policit të NjSO-së ditën e djeshme për të cilin ai tha se tani është dërguar në Suboticë dhe po merret në pyetje.

E kanë marrë në Kanish dhe e kanë dërguar në Suboticë. Prokurori i rastit po e merr në pyetje. Situata është e qartë. Besoj që shumë shpejt lirohet”, tha ai.

/Reporteri.net/






“Mandej flasim”, Haxhiu arrin në Kuvend, s’pranon të deklarohet për media

Reporteri

09 Qershor 2025 | 10:26

Kandidatja për Kryeparlamentare nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka arritur e para në Kuvendin e Kosovës ku pritet të nis seanca konstitutive.

Haxhiu s’ka pranuar të deklarohet për media kur është pyetur se a pritet të ndodh diçka ndryshe.

“Mandej flasim, kur të kryhet seanca”, tha Haxhiu.

/Reporteri.net/






Deputetët me 5 minuta punë, angazhojnë edhe asistentë me paga të majme

Reporteri

09 Qershor 2025 | 9:49

Sot do të jetë hera e 29-të që deputetët hyjnë e dalin nga Kuvendi.

Pavarësisht kësaj, ata po paguhen.

Madje, po paguhen edhe asistentët e tyre me paga të majme, edhe pse punë nuk po kryejnë.

FrontOnline ka publikuar listën e asistentëve të rinj të deputetëve, paga e së cilëve, sipas raportimeve të mëhershme sillet nga 640 € deri në 850 €, përfshirë këtu edhe benificionet shtesë.






Sot përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit, pritet skenari i njëjtë

Reporteri

09 Qershor 2025 | 7:07

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por sërish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë mbrëmë përmes një statusi në Facebook se edhe seanca e sotme do të përfundojë pa epilog.

Ai ka insistuar në krijimin e një Qeveria të Unitetit, për çka ka thënë se do të dal me një agjendë 15 pikëshe, me një platformë konkrete bashkëpunimi. /Reporteri.net/.