Dështon edhe tentativa e 29 për konstituimin e Kuvendit, s’kalon sërish Komisioni për votim të fshehtë

Ka dështuar edhe tentativa e 29 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Derisa në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë, 53 deputetë prej tyre votuan pro votimit të fshehtë.

Kundër s’pati asnjë votë, e as një abstenim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari bëri të ditur se seanca e radhës më 11 qershor në ora 11:00.