Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 00:05, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.