Një pjesë e objektit të shkollës fillore ‘Vëllezërit Domaneku’ në fshatin Topliqan të Lipjanit është thyer gjatë mbrëmjes së kaluar.
Në ora 23:35 minuta janë hapur dyert e shkollës me forcë dhe është demoluar inventari i shkollës nga pesë persona të dyshuar.
Sipas një reagimi të bërë në rrjetet sociale thuhet se kjo nuk është hera e parë që kjo shkollë është dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm, duke shpresuar që kjo të jetë ndodhia e fundit, transmeton Indeksonline.
“Ndiejmë obligim ndaj nxënësve, prindërve të respektuar dhe opinionit të gjerë që t’ju njoftojmë se fatkeqësisht në ora 23:35 minuta është thyer shkolla jonë, janë hapur dyert me forcë dhe është demoluar inventari i shkollës nga pesë persona. Informatat për personat, emrat dhe fotografitë e tyre do t’i publikojmë më vonë me ndihmën e Policisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.