Dezinsektimi në kryeqytet pritet të nis pas 10 ditësh

Ka 45 vite që jeton në Prishtinë.

Por, problem të tillë nuk mban mend të këtë pasur.

Nazmi Bislimi, banor i lagjes “Dardania” thotë se këtë vit ka shumë mushkonja në kryeqytet.

“Kemi mushkonja në të gjitha anët, edhe në banesë edhe këndej jashtë. Këtë vit ka shumë  veç me qëndru mbyll brenda se le më jashtë sa ka, e ka mbrëmja po ka shumë nuk po mundesh me dal prej tyre. Po, dal në parkun andej nuk u shihte”, thotë Nazmi Bislimi.

E për këtë çështje, ai ka një kërkesë.

“Komunës me i thanë që gjithë janë ardh e kanë stërpikë, këtë vit nuk e di pse e kanë vonuar, këtë vit nuk janë kanë hiç  edhe po presim mos po vijnë të bëjë këtë mundësi”, thotë ai.

Por ndryshe thotë një qytetar tjetër.

“E kam ballkonin rri aty gjithë kohën nuk kam vërejt janë drunjtë, blina që ato më së shumti në zgavrat e tyre zhvillohen, nuk vërehen ketë vit ende nuk kam vërejtur. Nuk janë vërejtur si në vitet e tjera, vitet e tjera faktikisht ka ndodh edhe spërkatja kundrejt tyre. Këtë vit unë çka kam mundur të vërej nuk ka nevojë”, shprehet Musë Hajrullahu.

E nga opozita, e quajnë të vonshëm reagimin e Komunës.

“Komuna si çdo herë është shumë vonë me projektet e realizuara të tyre. Po ashtu edhe në këtë rast është me vonesë. Komuna e Prishtinës ende nuk ka filluar me dezinfektimin që ka të bëjë me eliminimin e mushkonjave. E ky problem po paraqet problematik te qytetarët e Prishtinës për shkak të rrezikimit të infektimit”, thotë Besart Krasniqi – asamblist i VV-së në kryeqytet

Ndërsa nga komuna e Prishtinës thonë se  janë në fazën përgatitore dhe së shpejti do të dalin në terën për të bërë dezinsektimin.

“Dezinsektimi i hapësirave publike është një aktivitet që e bëjmë që disa vite me radhë drejtoria e Shëndetësisë qëllimi i të cilit është me ruajt shëndetin publik të qytetarëve të kryeqytetit nga mushkonja e ndryshme të cilat mund të shkaktojnë edhe irritomi të lëkurës…Në qoftë se vazhdon kështu pa të reshura që me filluar procesin brenda një jave ose dhjetë ditëve të ardhshme”, thotë Izet Sadiku  – drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë.

Sipas Sadikut, dezinfektimi i hapësirave në kryeqytet do të bëhet në 6 faza.

 

 

 

 

The post Dezinsektimi në kryeqytet pritet të nis pas 10 ditësh appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.