Tijjani Reijnders është në prag të zyrtarizimit si lojtar i ri i Manchester City, pas raportimeve se të dielën do t’i nënshtrohet vizitës mjekësore me skuadrën e Pep Guardiolës, përpara transferimit prej 75 milionë eurosh nga Milani.
Raportimet nga Italia thonë se Reijnders mund të jetë në ditën e fundit si lojtar i Milanit, ndërsa të dielën do të kryejë vizitat mjekësore me Manchester Cityn.
“Nuk mund të prisja më gjatë,” u shpreh holandezi për gazetarët në vendlindjen e tij.
Manchester City ka arritur marrëveshje me Milanin për të paguar një shumë totale prej 75 milionë eurosh, duke përfshirë bonuse dhe shtesa të ndryshme.
Raportet shtojnë se tarifa fikse mund të jetë vetëm 55 milionë euro.
Reijnders ka një marrëveshje personale për një kontratë pesëvjeçare me pagë rreth 8 milionë euro në sezon, shumë që është më shumë se dyfish i asaj që merrte nga kontrata e tij më e fundit me Milanin, e cila u zgjat në mars.
“Nuk mund të prisja më gjatë”, tha Reijnders për vizitat mjekësore në Manchester City, kur u pyet nga gazetarët në Holandë.
“Qëllimi është të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube me Cityn. Jam shumë i emocionuar”.
“Në këtë mënyrë njoh menjëherë shokët e skuadrës. Do të kthehem në Zeist të dielën në mbrëmje. Pastaj do të përgatitem për ndeshjen e së martës (me Holandën) kundër Maltës”, përfundoi ai.
The post “Nuk mund të prisja më gjatë”, Reijnders konfirmon largimin nga Milani appeared first on GazetaBlic.