Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e një të riu në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut, nuk është shkaktuar nga aksidenti.
Sipas Policisë pas marrjes së informacioneve ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimit është konstatuar se vdekja nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.
“Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia ka njoftuar se kanë filluar hetimet për këtë rast
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:“Hetim mbi vdekjen’”, thuhet nga PK.
Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi
The post Policia: Vdekja e të riut në autostradën “Arbën Xhaferi” nuk ishte si pasojë e aksidentit appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.