Një i ri është gjetur i vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”. Ende nuk dihet se në çfarë rrethana e ka humbur jetën ky i ri.
I riu sipas burimeve të Reporteri.net është nga fshati Pozharan i Vitisë.
Ky i ri ka vdekur në rrethana tragjike, por aktualisht nuk dihet nëse ka rënë nga ura, apo ka pësuar aksident trafiku.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë rast. /Reporteri.net/.