Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Burim Pllana në Shtitaricë të Vushtrrisë, një model suksesi në zhvillimin e bujqësisë.
Burimi kultivon 18 ha lakër, 5 ha lulelakër, patate, brokoli, qepë dhe ka mbi 400 mijë fidane të perimeve.
Si përfitues i mbështetjes prej 50,000 euro nga Ministria e Bujqësisë, ai ka rritur sipërfaqet e kultivimit të lakrës dhe lulelakrës përkatësisht me 52% dhe 32%.
Ministri Peci theksoi se rezultatet e politikave të mbështetjes po reflektohen në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.
Postimi i plotë i Pecit:

Mirëmengjesi nga Vushtrria

Burimi, me 750 mijë fidane në vit është burim i zhvillimit të bujqësisë.

Në Shtitaricë të Vushtrrisë, vizitova fermerin Burim Pllana, fermer ky që e takova edhe në vitin 2022 e sot, shumë krenarë se si ai ka zgjëruar veprimtarinë dhe diversifikuar prodhimin.

Këtë vit ndër kulturat perimtare me rritje të theksuar në sipërfaqe janë dy nga të preferuarat e Burimit; lakra me 52% dhe lulelakra me 32%.

Burimi është përfitues në vlerë 50,000 euro nga skemat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë, për investime në pajisje që do ndihmojnë aktivitetin e tij bujqësor.

Rezultatet e politikave të qëlluara po shihen nëpër ara!