Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se është parandaluar një rast i futjes së drogës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas SHKK-së, gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, përkatësisht në kabinën e kontrollit, te një vizitor në mënyrë të kamufluar në trupin e tij janë zbuluar substanca të dyshuara narkotike.

Si rezultat, vizita thuhet se është anuluar, ndërsa vizitori është ndaluar në sallën e vizitave.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, të cilat kanë marrë në posedim substancën e dyshuar narkotike dhe kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore”, thuhet në njoftim.

The post Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.