Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i futjes së kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas SHKK-së, gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, përkatësisht në kabinën e kontrollit, te një vizitor në mënyrë të kamufluar në trupin e tij janë zbuluar substanca të dyshuara narkotike.
Si rezultat, vizita thuhet se është anuluar, ndërsa vizitori është ndaluar në sallën e vizitave.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, të cilat kanë marrë në posedim substancën e dyshuar narkotike dhe kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese.
The post Parandalohet futja e substancave narkotike në burgun e Dubravës appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.