Kombëtarja e Shqipërisë pas dy ditësh luan ndaj Letonisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Dje, Shqipëria barazoi 0-0 ndaj Serbisë në Tiranë, në një ndeshje ku Gjimshiti mori karton të verdhë, e shkak i kësaj do mungojë ndaj Letonisë.
FSHF ka njoftuar se sonte do të nisen për në Riga.
Ja postimi:
“Kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, për shkak se është i pezulluar prej kartonëve të verdhë.
Kombëtarja ka kryer paraditen e sotme seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Letoninë dhe pritet që në mbrëmje të mbërrijë në Riga”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport
The post Kombëtarja niset sonte në Riga të Letonisë, Gjimshiti do të mungojë appeared first on GazetaBlic.