Finalja e Ligës së Kombeve do të zhvillohet sonte në orën 21:00, me një përballje të shumëpritur mes Portugalisë dhe Spanjës, e cila do të luhet në stadiumin e Mynihut.
Cristiano Ronaldo dhe Portugalia arritën në finale pas një fitoreje të ngushtë 2-1 ndaj Gjermanisë në Stuttgart, duke treguar forcë dhe përvojë në fazat vendimtare të turneut.
Nga ana tjetër, Spanja festoi një sukses spektakolar ndaj Francës, në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultatin 5-4, duke siguruar një vend të merituar në finalen e madhe.
Përveç finales, sot në orën 15:00 do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë, ku Gjermania dhe Franca do të përballen në Stuttgart për të mbyllur me dinjitet turneun.
Spanja hyn në këtë finale si kampione në fuqi, pasi fitoi edicionin e vitit 2023 duke mposhtur Kroacinë me penallti në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit.
Tashmë mbetet të shihet nëse Spanja do të ruajë titullin apo nëse Portugalia do të rikthehet në majë të Evropës me një tjetër trofe të rëndësishëm për Ronaldon dhe shokët e tij.
The post Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte appeared first on GazetaBlic.