Dragan Stojkovic është kthyer sot në armikun e mediave serbe. Trajneri i Serbisë, i pyetur nga gazetarët serbë në konferencë për shtyp për incidentet nga tribunat me lojtarët, i ka hedhur poshtë aludimet e tyre duke deklaruar se në Tiranë kishte përjetuar një atmosferë fantastike në stadium.
“Nuk ju pëlqeu loja? Nuk ju pëlqeu? Gjeni një trajner tjetër!”, ishin fjalët e para të trajnerit para gazetarëve.
Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, vijoi më pas ai.
“Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Srakoshës. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë jashtë fushe kundër Shqipërisë në Tiranë. Ne e kontrolluam lojën, kishim kontroll të topit, ku e ulëm sulmin e tyre në zero. Kështu që ata duhej të ishin të kujdesshëm, sepse panë se nuk mund të na përballonin në atë ndeshje. Shpirt i mirë luftarak, vrapim, shpenzim energjish…
Kjo dhe çdo tjetër do të jetë e vështirë. Cilësia duhet të dalë në pah. Kjo pikë nga Tirana duhet të materializohet dhe tre pikët kundër Andorrës duhen fituar. Analiza e ndeshjes Andorra – Angli na pret të nesërmen. Rezultati është i habitshëm për mua: 0-1, por ka ende një ndryshim të madh në nivel. Në Leskovac na presin tre pikët e para për Serbinë.
Penalltia? Ishte sikur dikush më goditi! Pakujdesi, një gjest që ndodhi rastësisht, por edhe nëse do të kishin shënuar, ne do ta kishim rritur lojën tonë ofensive në maksimum dhe do të kishim shkuar për gjithçka ose asgjë. Nuk e pashë penalltinë kur e gjuajti. Le të vazhdojë Gjorgje të mbrojë kështu dhe nuk do të ketë probleme. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte. Besimi që ka është magjepsës”, tha Stojkovic.
The post Stojkovic i “çmend” serbët: Çfarë atmosfere nga shqiptarët! Ju, nëse s’më doni, shkoni gjeni trajner tjetër appeared first on GazetaBlic.