Një nga aksionet më të mëdha të anti-drogës u realizua të martën nga Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale.
Pas këtij aksioni, nën pranga përfunduan 22 persona.
Të njëjtit ishin nën hetimin e Policisë që nga viti 2019.
E që nga muaji janar deri në fund të muajit maj të këtij viti, janë konfiskuar qindra kilogramë të substancave narkotike.
Sipas të dhënave që tëvë1 ka siguruar, për pesë muaj, në tërë Kosovën janë sekuestruar 703 gram heroinë, 119 kg marihuanë, 7 kg kokainë e 27 kg droga të tjera.
Brenda kësaj periudhe, Policia ka arrestuar mbi 400 persona.
“Gjatë periudhës janar – maj 2025 për kultivim të bimëve narkotike janë arrestuar 18 persona, ndërsa për trafikim dhe posedim të narkotikëve janë arrestuar 376 persona”, thuhet nga Policia e Kosovës”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Nga Qendra për Këshillim dhe trajtim të varësisë, “Labyrinth” kanë thënë se në Kosovë ka rritje të përdoruesve të drogave.
Sipas tyre, shumica i përkasin moshës së re.
“Para pesë vitesh, mosha e atyre që kanë kërkuar ndihmë për çështjet e përdorimit të kokainës ka qenë 35-45 vjeç. Ndërsa në vitin e kaluar ka rënë në 35-25 vjeç edhe kemi pasur raste të tjera që janë nën moshë, pra nën 18”, tha Safet Blakaj nga Qendra Labyrinth.
Safet Blakaj nga kjo organizatë tregoi substancat narkotike që përdorën më së shumti në Kosovë.
“Janë kryesisht dy lloj të drogave në vendin tonë që kontrabandohen, kokainë dhe marihuanë nga Shqipëria. Ka pasur edhe tendenca të mëdha që të kultivohet kanabisi në Kosovë për arsye se në Shqipëri po zvogëlohet terreni për kultivime për tjera gjëra”, tha ai.
Së në Kosovë ka rritje të përdoruesve të drogave e thotë edhe sociologu, Genc Xërxa.
Por cilët janë faktorët që ndikojnë në rritjen e këtij fenomeni?
“Kemi një rritje të përdoruesve të drogave në Kosovë. Mendohet që rreth 40 mijë janë përdorues aktiv, ku 12-13 mijë sipas disa statistikave mendohet që janë të varur nga këto substanca narkotike. Përdoruesit më të mëdhenj konsiderohet që janë të rinjtë të cilët nxitën qysh nga problemet e ndryshme psikologjike pastaj nga kureshtja”, tregoi Xërxa.
Në aksionin e së martës, rreth 600 zyrtarë të Policisë së Kosovës bastisën 47 lokacione të ndryshme, ku përveç substancave narkotike, u konsfikuan edhe vetura, para e armë të ndryshme.
The post 25-35 vjeçarët, përdoruesit më të mëdhenjë të drogës në Kosovë appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.