Mijëra njerëz në protestë masive në Suedi kundër gj*enocidit izraelit në Gaza

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Stokholmit, kryeqytetit të Suedisë, për të protestuar kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Gati 20.000 demonstrues u mblodhën në lagjen Odenplan, duke kërkuar ndërprerjen e sulmeve izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor me rastin e Kurban Bajramit.

Duke mbajtur flamuj palestinezë, protestuesit marshuan me pankarta me mesazhe si “Po ndodh masakër në Palestinë”, “Liria është afër”, “Po ndodh gjenocid në Gaza” dhe “Armëpushim i menjëhershëm dhe i pacaktuar për Gazën”.

Duke brohoritur slogane si “Populli i Palestinës nuk është vetëm” dhe “Ngrini zërin tuaj për Palestinën”, turma vazhdoi drejt parlamentit suedez.

Gjatë protestës, mjekë dhe infermierë mbanin kukulla lodrash të përgjakura që simbolizonin fëmijët e vrarë në Palestinë, për të kujtuar vdekjen e fëmijëve dhe foshnjave në enklavën palestineze gjatë gjenocidit.

Një individ provokoi protestuesit duke shfaqur një flamur izraelit. Kur një protestues reagoi ndaj provokatorit, policia e ndaloi për pak kohë.

Vetëm të premten, ditën e parë të Kurban Bajramit, 33 palestinezë u vranë në sulmet ajrore dhe granatimet izraelite në disa zona të Rripit të Gazës.

Ky është Bajrami i katërt për banorët e Gazës që nga tetori i vitit 2023, kur Izraeli nisi një luftë gjenocidale e cila ka vrarë gati 54.800 palestinezë, ka krijuar kushte urie dhe e ka lënë enklavën pothuajse të pabanueshme.

The post Mijëra njerëz në protestë masive në Suedi kundër gj*enocidit izraelit në Gaza appeared first on Kosovapost.net.