Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka kryer dy ndryshime të rëndësishme në minutën e 63-të të ndeshjes kundër Serbisë.

Në fushë kanë hyrë Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami, duke zëvendësuar Rey Manajn, i cili humbi penalltinë në fundin e pjesës së parë, dhe Arbër Hoxhën.

Ky ndryshim synon të rrisë fuqinë sulmuese të kuqezinjve në minutat vendimtare të takimit.

The post Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.