Një person ka vdekur në një aksident në Llugagji të Lipjanit. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për gazetën online Reporteri.net se viktima është me inicialet U.B. dhe është 46-vjeç.
“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /Reporteri.net/