Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës është mbajtur gara e shahut në mes ekipit të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan.

Kështu u bë e ditur në njoftimin e policisë, ku u tha se gara është zhvilluar mes dy ekipeve të përfaqësuara me nga pesë lojtarë.

“Në ambientet e Federatës se Shahut te Kosovës është mbajtur gara e shahut në mes ekipit te Policisë se Kosovës dhe KFOR-it amerikan. Gara është zhvilluar mes dy ekipe, secili ekip është përfaqësuar me nga 5 lojtarë. Falënderojmë, KFOR-in amerikan për pjesëmarrje, po ashtu Federatën e Shahut për ndihmën e dhënë në organizimin e kësaj gare”, thuhet në njoftimin e Policisë./teve1.info/

The post Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.