Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes restauruese në burgun famëkeq të Spaçit, duke e quajtur atë një përpjekje për të shuar gjurmët e krimeve të komunizmit dhe për të mbrojtur imazhin e xhelatëve të diktaturës.
“Nën petkun e restaurimit, po bëhet një shkelmim i dytë i vuajtjeve që kanë ndodhur në atë kamp. Edi Rama mendon se me suva dhe bojëra do të mund të mbulojë gjëmën e tmerrshme që i është bërë qindra e mijëra shqiptarëve,” – u shpreh Berisha.
Sipas tij, projekti nuk është thjesht një ndërhyrje arkitektonike, por një akt politik që tenton të zbusë dhe të relativizojë krimet çnjerëzore të regjimit komunist, duke e cilësuar atë si “vepër e etërve barbarë të Edi Ramës”.
Deklarata e Berishës vjen në një kohë kur restaurimi i Spaçit është bërë temë debati mes përfaqësuesve të shoqërisë civile, të mbijetuarve të regjimit dhe autoriteteve shtetërore, për mënyrën dhe qëllimin e transformimit të këtij vendi historik.
The post Berisha kundër restaurimit në Spaç: Përpjekje për të fshehur gjurmët e xhelatëve! appeared first on Lapsi.al.