
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1 për Armeninë, por Kosova e nisi furishëm pjesën e dytë, duke e kërkuar me ngulm barazimin.
Në minutën e 60-të, Baton Zabërxha u ndal në mënyrë të parregullt brenda zonës, duke fituar një penallti për skuadrën vendase.
Mërgim Vojvoda u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin në 2-2.
Pas këtij goli, Kosova ka vazhduar të ushtrojë presion të madh ndaj portës armene, duke krijuar disa raste të rrezikshme dhe duke treguar vendosmëri për të përmbysur rezultatin.
Mërgim Vojvoda perfect from the spot!
#KOSARM
pic.twitter.com/E7Ezb1deB8— Kosovo Football
(@KosovarFootball) June 6, 2025
Djemtë e Franco Fodës po dominojnë lojën, duke i mbajtur armenët të ngujuar në gjysmëfushën e tyre dhe duke kërkuar me insistim golin e avantazhit.
<p>The post Kosova barazon rezultatin, shënon Vojvoda nga penalltia first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>