
Kosova ka treguar karakter dhe ka përmbysur Armeninë në një miqësore emocionuese në “Fadil Vokrri”. Pjesa e parë përfundoi 2-1 për Armeninë, por Kosova u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 5-2.
“Dardanët” e nisën keq ndeshjen, duke pësuar qysh në minutën e tetë, pas një gabimit të portierit, Amir Saipi.
Në minutën e 23-të, ishte Lumbardh Dellova që shënoi një supergol, për rezultatin prej 1-1.
ROCKET FROM LUMBARDH DELLOVA!
pic.twitter.com/SF6XxFnKan— Kosovo Football
(@KosovarFootball) June 6, 2025
Gjashtë minuta më vonë, Armenia doli përsëri në epërsi, pas një eurogoli tjetër nga gjuajtja e lirë.
Kështu edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
E dyta ishte e tëra e Kosovës, e cila shënoi edhe tre gola të tjerë, për rezultatin përfundimtar prej 5-2.
Fillimisht shënoi Mërgim Vojvoda nga penalltia, teksa Lindon Emërllahu shënoi për 3-2, pas një goditje të bukur.
Për rezultatin final të takimit u përkujdes Albion Rrahmani, i cili shënoi për 4-2 dhe 5-2 në minutat e fundit të ndeshjes.
Ndeshjen e radhës, Kosova e luan më 9 qershor ndaj Komoreve, përsëri në “Fadil Vokrri”.
<p>The post Dominim dhe fitore, Kosova e mposht 5-2 Armeninë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>