
Kombëtarja shqiptare do të zbresë sonte në fushë përballë Serbisë, në një përballje të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “FIFA World Cup 2026”.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, duke filluar nga ora 20:45.
Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, Federata Shqiptare e Futbollit ka rikujtuar masat e sigurisë që do të jenë në fuqi si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit.
“Çfarë duhet të dini para ndeshjes? Cilat janë Kontrollet e Sigurisë?, Cilat janë veprat penale?, Cilat janë sendet e ndaluara?”, thuhet në njoftimin e FShF-së, duke i ftuar qytetarët të njihen me informacionet përkatëse para hyrjes në stadium.
<p>The post “Air Albania” nën masa të rrepta, ja çfarë duhet të dini para ndeshjes Shqipëri–Serbi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>