Mavraj: Çuna, lufta ka mbaruar, Kosova është e jona përgjithmonë – tani luani futboll

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka postuar një mesazh, ndërsa sot do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi.

“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll”, shkruan ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare

Kujtojmë se Mavraj e mbajti për 50 ndeshje veshur fanellën e Kombëtares. Ish-mbrojtësi shënoi edhe tre gola ku më i rëndësishmi ishte ndaj Armenisë.

Ky takim është programuar për në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026. /Reporteri.net/.

 

<p>The post Mavraj: Çuna, lufta ka mbaruar, Kosova është e jona përgjithmonë – tani luani futboll first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>