Ushtarët letonezë të caktuar të KFOR-it, së fundmi zhvilluan patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës.
Patrullimi dhe bashkëpunimi me institucionet vendore të sigurisë mundësojnë suksesin e përgjithshëm dhe efektivitetin operacional të Forcës së Kosovës.
“Këto përpjekje theksojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim. /Reporteri.net/.