Ka dështuar edhe përpjekja e 28-të për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca dështoi pasi as kësaj radhe nuk mori votat e mjaftueshme komisioni për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, Lista Serbe nuk propozuan deputetët për formimin e Komosionit zgjedhor.
Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 48 deputetë për nga 85 sa ishin në sallë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca vazhdon pas 48-orësh.
“48 deputetë kanë dhënë votën për, kundër nuka, sbstenime nuk ka, ndërpritet seanca, shihemi me 9 qershor në ora 11:00”, tha Dehari. /Reporteri.net/.