Kurti shfrytëzon një hyrje tjetër për në Kuvend, shmang ato ku janë mediat e gazetarët

Deputeti i VV-së, Albin Kurti, i cili po vazhdon ta ushtrojë edhe pozitën e shefit të Qeverisë ka gjetur rrugë të reja për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Sot mbahet seanca e 28-të konstituive, e Kurti kësaj radhe mbërriti në Kuvend më ndryshe se herët tjera, duke shfrytëzyar hyrje alternative për t’u futur brenda Kuvendit.

Kjo nuk është hera e parë që Kurti iu shmanget gazetarëve dhe nuk flet para tyre.


Seanca ishte paraparë të fillojë në ora 11:00 por, edhe si çdo herë tjetër edhe sot nuk ka nisur në orarin e paraparë.

Ndërsa, deputetë të partive janë duke hyrë në Kuvend, dhe drejt sallës ku mbahen seancat plenare. /Reporteri.net/.