Do të kërkoj nga deputetët të heqin dorë nga pagat

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë protestën e sotme para Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot do të kërkojë nga deputetët që të heqin dorë nga paga e tyre derisa të konstituohet Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i Kocit:


Paraprakisht e dijmë:

As sot – nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet deputetëve!

Hera e 28-të!

Kjo situatë nuk është më krizë politike – është kthyer në një plan të qëllimshëm për ta zvarritur zgjidhjen, derisa të detyrohet vendi të shkojë në dy palë zgjedhje: lokale dhe të përgjithshme.

Potencialisht, ky është një plan kriminal, me elemente të krimit të organizuar.

——-

Protesta ime vazhdon.

Sot, kërkesa ime është e thjeshtë:

Deputetët duhet të heqin dorë nga pagat – derisa ta kryejnë detyrën për të cilën paguhen.

Sepse kush merr rrogë pa punuar – mund të quhet edhe hajn.

E me e vjedh popullin – nuk ka krim më të madh!