Ekipet e FSK’së zënë vendin e parë dhe të tretë në garën shumëkombëshe në Kroaci

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zënë vendin e parë dhe të tretë në mesin e 15 ekipeve pjesëmarrëse nga Kroacia, Gjermania, Sllovenia, në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci, shkruan Reporteri.net.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ekipet e FSK’së kanë demonstruar performancë të dalluar dhe se kanë shënuar sukses të jashtëzakonshëm në garë.

Maqedonci ka bërë me dije Togu i Xhenierëve Luftarak të FSK, është dislokuar për herë të parë në ushtrime jashtë vendit, si një kapacitet i ri në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke iu bashkuar Brigadës së Mekanizuar të Forcave të Armatosura Kroate në kuadër të ushtrimit shumëkombësh “Defender Europe 25”./Reporteri.net