Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të dyshuar për shitje të jashtëligjshme të biletave për ndeshjen që do të zhvillohet më 7 qershor mes Shqipërisë dhe Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Identifikimi i tyre u bë përmes rrjeteve sociale, ku ata reklamonin biletat me çmime që varionin nga 300 deri në 1,000 euro. Gjatë arrestimit, tek të dyshuarit u gjetën edhe bileta të tjera në posedim.