Një 65-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja në Ersekë të Shqipërisë.
Sipas informacioneve paraprake të ABC News Albania, 65-vjeçari Agron Avdyli ka qenë në kullota për të nxjerrë bagëtitë, teksa ka qenë me persona të tjerë i shoqëruar dhe këta të fundit kanë parë të gjithë ngjarjen ku kanë lajmëruar edhe policinë.
Ndër tjera, ABC News Albania shkrua se policia e ka konfirmuar vdekjen, dhe se janë nisur drejt vendit të ngjarjes.