Syla për Kurtin pas dështimit të 26-të: ‘Autik Politik’ tipik, s’pranon divergjenca e kritika nga të tjerë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, e ka cilësuar, kryeministrin në largim, që tashmë është zgjedhur deputet, me doza të theksuara të “autizmit politik”, pas dështimit të 26’të të konstituimit të Kuvendit, shkruan Gazeta Metro

Syla ka shkruar se Kurti ka doza të theksuara të të asaj që quhet “Autizëm Politik”.

Ai tutje tha se Kurti Dështoi 26 herë në konstituimin e Kuvendit, për shkak të siç ka thënë Syla, pikëvështrimeve të tij ‘autistike’ qe nuk pranojnë, divergjenca apo kritikë nga të tjerët dhe publiku.

“Pra nëse i shohim deri në 3 seanca që Parlamenti s’është themeluar, kjo është demokraci dhe mund të ndodhë.
Por, nëse i shohim 26 seanca që Parlamenti s’është themeluar, dhe shkohet përsëri për të dështuar, kjo është veç ‘Autizëm Politik”, ka shkruar tutje Syla.

Postimi i plotë:

Për ‘Autizmin Politik’ të Albin Kurtit
Shpesh e kam përmend se Albin Kurti ka doza të theksuara të asaj që quhet ‘Autizëm Politik’.
Ose thjeshtë Albin Kurtin mund ta konsiderojmë si një ‘Autik Politik’ tipik.
Kjo mas miri vërehet kur vinë mbi 26 seanca të konstituimit të Parlamentit dhe ajo në fund nuk bëhet dhe deshton pershkak të pikëveshtrimeve të tij ‘autistike’ qe nuk pranojnë, divergjenca, llojshmëri dhe opinion kritik nga palet dhe publiku.
Pra nëse i shohim deri në 3 seanca që Parlamenti s’është themeluar, kjo është demokraci dhe mund të ndodhë.
Por, nëse i shohim 26 seanca që Parlamenti s’është themeluar, dhe shkohet përsëri për të dështuar, kjo është veç ‘Autizëm Politik’
#albanologji #kurti #vv #autizmipolitik
P.S.
Autizmi Politik është një term që përdoret në mënyrë figurative dhe kritike për të përshkruar sjelljen ose qasjen e një individi apo grupi politik që është i shkëputur nga realiteti politik, social ose ekonomik, dhe nuk i merr parasysh nevojat, opinionet apo shqetësimet e qytetarëve dhe palëve.
Kjo nuk ka lidhje me autizmin si gjendje mjekësore dhe nuk ka tendenca ofenduese dhe te mos komentohet ashtu. Termi është perkufizues.